URDHËR

Nr. 306, datë 31.7.2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË URDHRIN NR. 279, DATË 14.6.2012 TË

MINISTRIT TË DREJTËSISË “PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMEVE 

NOTERIALE”

Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të nenit 7 pika 2 të ligjit nr. 8678, datë

14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 

26 të ligjit nr. 7829, datë 1.9.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar,

URDHËROJ:

1. Në aneksin 1 bashkëlidhur urdhrit nr. 279, datë 14.6.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për 

miratimin e tarifave të shërbimeve noteriale”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Në listën e tarifave të shërbimeve noteriale, shfuqizohet emërtimi i shërbimit:

i) “Kontratë qiraje (të shikohet sipas afatit)” me tarifë 4.000 lekë;

ii) “Kontratë huaje, kontratë huapërdorjeje” me tarifë 4.000 lekë;

iii) “Depozitim shume” me tarifë 4.000 lekë;5894

iv) “Depozitim pasurie me vlerë” me tarifë 10.000 lekë; si dhe

v) “Vërtetim nënshkrimi në deklarata personale” me tarifë 1.000 lekë.

b) Në listën e tarifave të shërbimeve noteriale, ndryshohet tarifa për shërbimet e 

mëposhtme:

Emërtimi i shërbimit Tarifa

Kujtesë noteriale brenda vendit 2.000 lekë

Kujtesë noteriale jashtë vendit 4.000 lekë

c) Në listën e shërbimeve noteriale, shtohen shërbimet e mëposhtme:

Emërtimi i shërbimit Tarifa

Kontratë shkëmbimi 10.000 lekë

Kontratë koncesioni 15.000 lekë

Kontratë për kalimin e pronësisë pas procesit të legalizimit 3.000 lekë

Kontrata të tjera, që nuk përfshihen në këtë listë shërbimesh 7.000 lekë

Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë testamentare 15.000 lekë

Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore 10.000 lekë

2. Ngarkohen të gjithë noterët për zbatimin e këtij urdhri, si dhe afishimin e tij në një

ambient të dukshëm në zyrën noteriale.

3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë që, në bashkëpunim me 

Dhomën Kombëtare të Noterisë, të bëjë njoftimin e këtij urdhri dhe ndjekjen e zbatimit të tij në 

vijimësi.

Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I DREJTËSISË

Eduard Halimi

Designed by Oxygen Studio