REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

PROJEKT

LIGJ

Nr.____, datë __.__.____

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994 “KODI

CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja \"d\" dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në nenin 333, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Heqja dorë nga trashëgimi duhet të bëhet me deklaratë të shkruar, që regjistrohet tek

noteri ku është çelur trashëgimi, ose me gojë në një procesverbal të mbajtur nga noteri”.

Neni 2

Në nenin 336, togfjalëshi “gjykata e rrethit ku është çelur trashëgimia” zëvendësohet me

togfjalëshin “noteri tek i cili është çelur trashëgimia”.

Neni 3

Neni 348 ndryshon si vijon:

“Cilësia si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgim caktohen në dëshminë e

trashëgimisë, të lëshuar nga noteri, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod dhe ligjin për

noterinë”.

Neni 4

Në nenin 546 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Dispozitat për pengun nuk zbatohen në rastet e marrëveshjeve të kolateralit financiar, të

cilat rregullohen me ligj të veçantë”.

Neni 5

Kreu XIII, i Titullit II, të Pjesës V ndryshon si vijon:

“KREU XIII

AGJENCIA

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 950

Me kontratën e agjencisë, njëra palë, në cilësinë e ndjërmjetësit të vetëpunësuar, ka në

mënyrë të vazhdueshme autoritetin që të negociojë shitjen apo blerjen e mallrave për një palë

tjetër, porositësit, apo të negociojë dhe të përfundojë këto transaksione në emër dhe për interes të

porositësit.

Secila palë, me kërkesë, ka të drejtë të marrë nga pala tjetër një dokument të nënshkruar

që përmban kushtet e kontratës së agjencisë, përfshirë edhe klauzola të mëvonshmë shtesë. Nga

kjo e drejtë nuk mund të hiqet dorë.

Dispozitat e këtij kreu zbatohen edhe kur pala porositëse i jep agjentit të drejtën e

përfaqësimit për lidhjen e kontratave.

Neni 951

Ekskluziviteti

Pala porositëse nuk mund të pajtojë njëkohësisht më shumë se një agjent në të njëjtën

zonë apo për të njëjtin grup klientësh dhe për të drejtën fushë të veprimtarisë, dhe po ashtu, as

agjenti nuk mund të marrë përsipër njëkohësisht të trajtojë në të njëjtën zonë apo për të njëjtën

grup klientësh dhe pët të njëjtën fushë kontratat e disa ndërmarrjeve në konkurrencë midis tyre.

Neni 952

Të drejtat dhe detyrimet e palëve

Agjenti tregtar, në ushtrimin e aktiviteteve të tij, duhet të kujdeset për interesat e

porositësit dhe të veprojë me besnikëri dhe në mirëbesim.

1. Agjenti tregtar duhet në veçanti:

a) Të përpiqet për të negociuar dhe kur është rasti, të përfundojë transaksionet për të cilat

është ngarkuar;

b) T’i njoftojë porositësit cdo informacion të nevojshëm që ai disponon;

c) Të zbatojë udhëzimet e arsyeshme të dhëna nga porositësi

Porositësi, në marrëdhëniet e tij me agjentin tregtar, duhet të veprojë me besnikëri dhe

mirëbesim.

2. Porositësi duhet në vecanti:

a) Të vërë në dispozicion të agjentit tregtar dokumentacionin e nevojshëm që ka të bëjë

me mallrat në fjalë;

b) T’i sigurojë agjentit tregtar informacionet e nevojshme për përmbushjen e kontratës së

agjencisë, vecanërisht të njoftojë agjentin tregtar në një afat kohor të arsyeshëm sapo ai

parashikon që volumi i veprimeve tregtare do të jetë në mënyrë të dukshme më i ulët se ai të cilin

agjenti tregtar do të priste normalisht.

Porositësi, vec kësaj, duhet të informojë agjentin tregtar në një afat kohor të arsyeshëm,

për pranimin, refuzimin ose mosekzekutimin e një transaksioni që agjenti tregtar ka siguruar për

porositësin.

Palët nuk mund të shmangen nga zbatimi i dispozitave të këtij neni.

Neni 953

Pagesa e agjentit tregtar

Në mungesë të ndonjë marrëveshjeje ndërmjet palëve mbi këtë cështje, agjenti tregtar ka

të drejtën e komisionit që agjentët tregtare, të caktuar për mallrat që formojnë objektin e

kontratës së tij të agjencisë, lejohen zakonisht në vendin ku ai ushtron aktivitetin e tij. Nëse nuk

ekziston një praktikë e tillë zakonore, agjenti tregtar duhet të ketë të drejtë për një shpërblim të

arsyeshëm duke patur parasysh të gjitha aspektet e transaksionit.

Konsiderohen si komision të gjithë elementët e pagesës që ndryshojnë sipas numrit apo

vlerës së veprimeve tregtare.

Në mungesë të zakoneve të tilla, agjenti tregtar ka të drejtën e një pagese të arsyeshme që

merr parasysh të gjithë elementët që kanë të bëjë me veprimin.

Neni 954

1. Agjenti tregtar ka të drejtën e komisionit për transaksionet tregtare të përfunduar gjatë

periudhës së kontratës së agjencisë,

a) Nëse transaksioni është përfunduar si rezultat i veprimit të tij;

b) Nëse transaksioni është përfunduar me një të tretë të cilin ai kishte fituar më parë si

klient për transaksione të të njëjtit lloj.

c) Nëse ai ka një të drejtë eksluzive për një zonë gjeografike të caktuar ose një grupi

klientësh dhe transaksioni është kryer me një klient që i përket kësaj zone këtij grupi.

2. Për një transaksion të përfunduar pas përfundimit të kontratës së agjencisë, agjenti

tregtar ka të drejtën e komisionit:

a) Nëse transaksioni i detyrohet kryesisht përpjekjeve të tij të kryera gjatë kontratës së

agjencisë dhe nëse transaksioni përfundoi në një afat kohor të aryeshëm pas përfundimit të

kontratës; ose

b) Nëse urdhri i një të treti ka qënë marrë nga porositësi ose nga agjenti tregtar para

përfundimit të kontratës së agjencisë

Agjenti tregtar nuk ka të drejtën e komisionit nëse ky komision i detyrohet agjentit tregtar

paraardhës, përvec kur nuk rezulton nga rrethanat që është e drejtë që komisioni të ndahet mes

agjentëve tregtare.

Komisioni bëhet i pagueshëm në momentin dhe në masën kur paraqitet një nga rrethanat

e mëposhtme :

a) Pala porositëse ka ekzekutuar transaksinin;

b) Pala porositëse duhej të kishte ekzekutuar transaksionin në përputhje me marrëveshjen

e përfunduar me palën e tretë;

c) Pala e tretë ka ekzekutuar transaksionin.

Komisioni merret më vonë kur një i tretë ka ekzekutuar pjesën e tij të transaksionit apo

do të duhej ta kishte ekzekutuar nëse pala porositëse kishte ekzekutuar pjesën e tij të

transaksionit. Komisioni paguhet jo më vonë se dita e fundit e muajit që vjen pas tremujorit në të

cilin bëhet i pagueshëm.

Nuk mund të shmanget me marrëveshje zbatimi i paragrafëve 5 dhe 6 në dëm të agjentit

tregtar.

Neni 955

E drejta për komision mund të shuhet vetëm nëqoftëse dhe në masën në të cilën:

a) Vendoset se kontrata ndërmjet të tretit dhe porositësit nuk do të ekzekutohet, dhe

b) Mos ekzekutimi nuk i detyrohet rrethanave që i ngarkohen porositësit.

Komisionet që agjenti tregtar ka marrë tashmë kthehen nëse e drejta për to shuhet.

Nuk mund të shmanget me marrëveshje zbatimi i paragrafëve 1 dhe 2 në dëm të agjentit

tregtar.

Neni 956

Pala porositëse i dorëzon agjentit një ekstrakt llogarie të komisioneve që i takon këtij, jo

më vonë se ditën e fundit të muajit që vjen pas tremujorit në të cilin bëhet i pagueshëm. Ekstrakt

llogaria duhet të tregojë elementët thelbësore në bazë të të cilave është kryer përllogaritja e

komisioneve.

Agjenti ka të drejtë qe t’i jepen të gjitha informacionet në vecanti një ekstrakt i librave

kontabël, që janë në dispozicion të porositësit, të nevojshme për të verifikuar shumën e

komisioneve të paguara.

Nuk mund të shmanget me marrëveshje zbatimi i paragrafëve 1 dhe 2 në dëm të agjentit

tregtar.

Neni 957

Përfundimi dhe zgjidhja e kontratës së agjencisë

Kontrata e agjencisë me kohë të caktuar kur vazhdon të zbatohet nga palët edhe pas

mbarimit të kohës, shndërrohet në kontratë me afat të pacaktuar. Po qe se kontrata e agjencisë

është me kohë të pacaktuar secila nga palët mund të tërhiqet nga kjo kontratë duke njoftuar

paraprakisht palën tjetër brenda një afati të caktuar.

Afati i njoftimit paraprak nuk mundet, të jetë më i shkurtër se një muaj për vitin e parë të

kohëzgjatjes së kontratës, dy muaj për vitin e dytë të filluar, tre muaj për vitin e tretë të filluar, 4

muaj për vitin e katërt, 5 muaj për vitin e pestë dhe gjashtë muaj për vitin e gjashtë dhe për të

gjithë vitet në vazhdim. Nëse palët merren vesh për afate paralajmërimi më të gjata. Afati i

paralajmërimit që duhet të respektojë pala porositëse nuk duhet të jetë më i shkurtër se afati që

duhet të respektojë agjenti. Përvec kur me marrëveshje është caktuar ndryshe nga palët, mbarimi

i afatit të paralajmërimit duhet të përkojë me ditën e fundit të muajit kalendarik. Të njëjtat

rregulla zbatohen dhe për kontratën e agjencisë me kohë të përcaktuar të shndërruar në kontratë

me kohë të papërcaktuar, me kushtin që në llogaritjen e afatit të paralajmërimit duhet të mbahet

parasysh afati i mëparshëm.

Në përfundim të marrëveshjes së agjencisë, porositësi detyrohet t’i paguajë agjentit një

shpërblim nëse dhe në masën dhe kur:

a) Agjenti ka siguruar klientë të rinj për palën porositëse ose i ka zhvilluar dukshëm

marrëveshjet me klientët ekzistues dhe pala porositëse ka ende përfitime të konsiderueshme që

rrjedhin nga marrëveshjet me këta klientë;

b) Pagesa e këtij shpërblimi është e drejtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat,

sidomos komisionet që agjenti tregtar humbet dhe që rezultojnë nga veprimet me këta klientë, si

dhe nga kufizimi i aktiviteteve të tij profesionale që i deyrohen ekzistencës në një klauzole të

mos konkurrencës.

Shuma shpërblimit nuk mund të tejkalojë një shifër të barabartë më një shpërblim vjetor

të llogaritur nga mesatarja vjetore të shpërblimeve të marra nga agjenti tregtar gjatë pesë viteve

të fundit dhe po qe se kontrata përfshin një afat më të shkurtër se pesë vjet, shpërblimi llogaritet

mbi mesataren e periudhës në fjalë. Dhënia e shpërblimit nuk privon agjentin nga e drejta për

shpërblimin e mundshëm të dëmeve.

Agjenti tregtar ka të drejtë për shpërblimin e dëmit që ka pësuar si rezultat i përfundimit

të marrëdhënieve me palën porositëse.

Ky dëm rezulton vecanërisht kur përfundimi i kontratës ka ndodhur në kushte:

- Të cilat privojnë agjentin tregtar nga komisioni që mund te kishte fituar me

përmbushjen në mënyrën e duhur të kontratës, duke i siguruar në të njëjtën kohë porositësit

përfitime të konsiderueshme të lidhura me aktivitetin e agjentit tregtar;

- Dhe/ose nuk kanë mundësuar agjentin që të amortizojë kostot dhe shpenzimet që ka

pësuar për përmbushjen e kontratës sipas udhëzimeve të porositësit.

E drejta për shpërblim lind gjithashtu edhe kur kontrata e agjencisë përfundon si rezultat i

vdekjes së agjentit tregtar. Agjenti tregtar humbet të drejtën për shpërblim nëse brenda një viti

nga përfundimi i kontratës, nuk i komunikon porositësit qëllimin për të mbrojtur të drejtat e tij.

Neni 958

Nuk paguhet shpërblim kur:

a. Pala porositëse e zgjidh kontratën për shkak mospërmbushjeje që i atribuohet agjentit, e

cila justifikon një zgjidhje të menjëhershme të kontratës;

b. Agjenti përfundon kontratën, përvec rastit kur perfundimi justifikohet nga rrethanat që i

atribuohen porositësit, ose për shkak të moshës, paaftësisë ose sëmundjes së agjentit

tregtar, për të cilat atij nuk mund t’i kërkohet, në mënyrë të arsyeshme, vazhdimi i

veprimtarisë;

c. Sipas një marrëveshje me palën porositëse, agjenti i jep një pale të tretë të drejtat dhe

detyrimet që ai ka në bazë të kontratës së agjencisë.

Neni 959

Palët nuk mund të shamngin, para skadimit të kontratës, zbatimin e neneve 957-958 në

dëm të agjentit tregtar.

Neni 960

Marrëveshja që parashikon një kufizim të aktiviteteve profesionale të agjentit tregtar pas

përfundimit të kontratës quhet klauzole e mos konkurrencës.

Marrëveshja e mos konkurrencës është e vlefshme kur bëhet me shkrim. Ajo duhet t’i

përkasë një zone gjeografike ose grupi të klientëve dhe zonën gjeografike të besuar agjentit

tregtar si dhe llojin e mallrave për të cilat agjenti tregtar kishte përfaqësimin sipas kontratës.

Klauzola e mos konkurrencës është e vlefshme për një periudhë jo më shumë se 2 vjet

nga dita e përfundimit të kontratës.

Neni 961

Klauzola kontraktore del credere

Një marrëveshje me anë të së cilës agjenti garanton që një klient do të paguajë cmimin e

mallrave që përbëjnë objektin e kontratës të cilën e ka negociuar apo përfunduar agjenti

(klauzola del credere) është e vlefshme vetëm nëse dhe për aq sa ajo është bërë me shkrim,

mbulon vetëm kontratat e specifikuara shprehimisht në marrëveshje dhe është e arsyeshme përsa

i përket interesave të palëve sidomos përsa i përket shumës së komisionit del credere për të cilën

agjenti ka të drejtë.”

Neni 6

Dispozite tranzitore

Këto dispozita janë të zbatueshme për marrëveshjet e agjencive të lidhura pas hyrjes në fuqi të

këtij ligji.

Ato janë të zbatueshme për marrëveshjet e agjencisë të lidhura përpara kësaj date duke filluar

nga data__/__/__/ , ndërsa deri atëherë këto marrëveshje do rregullohen nga Kodi Civil sic është

në fuqi përpara këtyre ndryshimeve.

Neni 7

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

PROJEKT

LIGJ

Nr.____, datë __.__.____

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996 “KODI I

PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja \"d\" dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”,

të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në nenin 77, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Sekretari merr pjesë në të gjitha veprimet e gjykatës për të cilat duhet të mbahet

procesverbal. Procesverbali përshkruan fjalë për fjalë veprimet e kryera në seancë, me mjete

teknike dhe vetëm kur këto mungojnë, me shtypshkrim apo dorëshkrim”.

Neni 2

Neni 118 ndryshohet si vijon:

“Neni 118

Për seancën gjyqësore dhe për çdo veprim gjyqësor të kryer jashtë seancës mbahet

procesverbal, i cili përshkruan veprimet e kryera në seancë dhe pasqyron fjalë për fjalë kërkimet

dhe kundërshtimet e palëve dhe të personave të tretë, thëniet e dëshmitarëve dhe të ekspertëve,

provat me shkresë që janë paraqitur, përmbajtjen e shiritave të magnetofonit, të diapozitivave, të

filmave, të gjitha vendimet që ka dhënë gjykata në vazhdim të gjykimit, si dhe pretendimet

përfundimtare të palëve dhe, në mënyrë të përmbledhur, kur ai mbahet me shtypshkrim apo

dorëshkrim. Në të tregohen:

a) vendi (emri i qytetit, i qendrës së banimit ose i vendit tjetër);

b) koha kur gjykohet çështja ose kur kryhet veprimi gjyqësor;

c) përbërja e trupit gjykues (emir dhe mbiemri i gjyqtarëve dhe i sekretarit).

Gjithashtu, në procesverbal duhet të shënohen edhe personat që janë thirrur në seancën

gjyqësore dhe cilët nuk janë paraqitur.

Kur proçesverbali mbahet me shtypshkrim apo dorëshkrim secila nga palët ka të drejtë të

kërkojë që të shënohen në procesverbal pjesë nga thëniet e palës tjetër dhe gjykata duhet ta marrë

parasysh këtë kërkesë.

Në rast se procesverbali është mbajtur me shtypshkrim apo dorëshkrim, menjëherë pas

mbylljes së seancës, ai nënshkruhet në fund të çdo flete nga kryetari i seancës gjyqësore dhe

sekretari dhe përfshihet në fashikullin e shqyrtimit gjyqësor.

Regjistrimi i plotë origjinal ruhet në serverin e gjykatës për aq kohë sa ruhet edhe dosja e

çështjes”.

Neni 3

Pas nenit 128, shtohet neni 128/1, me përmbajtje si vijon:

“Neni 128/1

Përveç rastit të parashikuar në nenin 128, thirrja në gjykatë bëhet edhe me mjete të

ndryshme komunikimi, si adresë elektronike, thirrjeve telefonike apo nëpërmjet një mesazhi të

shkruar në telefon, nëpërmjet sistemit të njoftimit elektronik, të krijuar për këtë qëllim”.

Neni 4

Neni 130 ndryshohet si vijon:

“Neni 130

Rregullat e njoftimit të akteve

Njoftimi, nëpërmjet letërthirrjes bëhet nëpërmjet dorëzimit nga nëpunësi gjyqësor të

kopjes së aktit që duhet t’i njoftohet personit që përcaktohet si marrës, kudo që gjendet brenda

territorit të juridiksionit të gjykatës, ku është në marrëdhënie pune nëpunësi gjyqësor”.

Neni 5

Pas nenit 130 shtohen nenet 130/1 dhe 130/2, me përmbajtje si vijon:

“Neni 130/1

Njoftimi i palëve ose përfaqësuesve të tyre, nëpërmjet thirrjeve telefonike apo nëpërmjet

një mesazhi të shkruar në telefon, bëhet nga punonjësit e gjykatës nëpërmjet sistemit të njoftimit

elektronik. Këto njoftime kryen në përputhje me legjislacionin e komunikimeve elektronike.

Ky njoftim duhet të pasqyrohet në një procesverbal të posaçëm, në të cilin duhet të

tregohen numri i telefonit në të cilin bëhet njoftimi, data dhe ora e saktë e komunikimit, personi

me të cilin komunikon nëpunësi gjyqësor dhe qëllimi i njoftimit.

Procesverbali i këtij komunikimi hartohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhet prej tij

dhe nëpunësit gjyqësor të ngarkuar me kryerjen e njoftimeve. Ky procesverbal bëhet pjesë e

dosjes së gjykimit.

Neni 130/2

Njoftimi i palëve ose përfaqësuesve të tyre, në një adresë elektronike, bëhet nga

punonjësit e gjykatës nëpërmjet sistemit të njoftimit elektronik. Këto njoftime kryen në përputhje

me legjislacionin e komunikimeve elektronike.

Njoftimi në rrugë elektronike bëhet në formë elektronike në bazë të të dhënave të

deklaruara nga palët në padi”.

Neni 6

Neni 141 ndryshohet si vijon:

“Neni 141

Njoftimi për personat juridikë

Njoftimet për institucionet, ndërmarrjet dhe personat e tjerë juridikë shtetërorë bëhet

nëpërmjet dorëzimit të kopjes zyrës së titullarit dhe personave të ngarkuar për të pranuar akte.

Njoftimi për personat juridikë joshtetërorë duhen bërë nëpërmjet e-mailit.

Neni 7

Neni 154 ndryshohet si vijon:

“Neni 154

Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë:

- gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;

- emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe

të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë; adresën elektronike, numër

telefoni celular;

- përcaktimin e objektit të kërkesëpadisë;

- tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese dhe të së drejtës

mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia;

- kërkimin e paditësit;

- vleftën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm”.

Neni 8

Neni 172 ndryshohet si vijon:

“Neni 172

Shqyrtimi i çështjes përpara gjykatës bëhet verbalisht, por palët mund të parashtrojnë me

shkrim shpjegimet dhe pretendimet e tyre rreth çështjes në gjykim. Memoriet me shkrim të

paraqitura nga palët, në mbështetje të kërkesave dhe konkluzioneve të tyre, i bashkohen

fashikullit të gjykatës ose procesverbalit kur ai mbahet me shtypshkrim apo dorëshkrim.

Në seancë gjyqësore mbahet procesverbal në të cilin pasqyrohen fjalë për fjalë

shpjegimet e palëve, provat që merren, si dhe vendimet e urdhrat që shpall gjykata dhe, në

mënyrë të përmbledhur, kur ai mbahet me shtypshkrim apo dorëshkrim”.

Neni 9

Në nenin 206, shkronja “b” ndryshohet si vijon:

“b. nëpërmjet masave të tjera të marra nga gjykata, përveç kundërshtimit ndaj veprimeve

të përmbaruesit, ndaj të cilit nuk mund të merren masa për sigurimin e padisë”.

Neni 10

Pas nenit 299, shtohet neni 299/a, me këtë përmbajtje:

“Neni 299/a

Njoftimi i pushimit të gjykimit

Gjykata njofton palët në gjykim për pushimin e gjykimit brenda tre ditëve nga marrja e

tij”.

Neni 11

Në nenin 310, pas pikës 1 të paragrafit III, shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1. Kur parashikohet një detyrim konkret i palës së paditur, ai është i ekzekutueshëm

nga përmbaruesi gjyqësor. Në këtë rast gjykata përcakton afatin dhe mënyrën e ekzekutimit të

vendimit.”

Neni 12

Në fund të nenit 451/a shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Vendimi që ka marrë formë të prerë dhe për të cilin duhet lëshuar urdhri i ekzekutimit,

kurdoherë shoqërohet edhe me urdhrin e ekzekutimit, kopja e të cilit, në të njëjtën kohë, u

njoftohet palëve së bashku me vendimin e formës së prerë sipas rregullave të përcaktuara në këtë

Kod”.

Neni 13

Në nenin 472, shkronja “c”, e paragrafit të parë, shfuqizohet.

Neni 14

Neni 480 ndryshohet si vijon:

“Neni 480

Mospranimi i rekursit

1. Rekursi nuk shqyrtohet në themel në qoftë se bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që

lejon ligji dhe në përputhje me kushtet procedurale;

2. Mospranimi i rekursit vendoset nga trupi gjykues me tre gjyqtarë në mungesë të

palëve, pasi janë marrë pretendimet me shkrim të palëve për çështjen e pranueshmërisë. I njëjti

trup gjykues vendos për çdo kërkesë procedurale pa prekur themelin e çështjes.

Neni 15

Paragrafi i parë i nenit 482 ndryshohet si vijon:

“1. Gjykata e Lartë shqyrton çështjet në themel me trup gjykues me pesë gjyqtarë, përveç

çështjeve të parashikuara në nenin 35 të këtij kodi për t’u gjykuar nga një gjyqtar, të cilat

Gjykata e Lartë i shqyrton me trup gjykues me tre gjyqtarë”.

Neni 16

Në nenin 497 togfjalëshi “Gjykatës së Lartë”, zëvendësohet me “ Gjykatës së Apelit në të

cilën vendimi ka marrë formën e prerë”.

Neni 17

Në nenin 498, bëhen këto ndryshime:

a) Titulli bëhet: “Shqyrtimi i kërkesës nga Gjykata e Apelit”.

b) Fjalët “Gjykata e Lartë” zëvendësohen me fjalët “Gjykata e Apelit”.

Neni 18

Në nenin 511, bëhen këto ndryshime:

a) Paragrafi i parë riformulohet si vijon:

“Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim, sipas urdhrit të ekzekutimit i cili jepet:”

b) Pika ç riformulohet si vijon:

“ç) për rastet e parashikuara nga shkronjat “d” , “dh” dhe “e” brenda 5 ditëve nga data e

paraqitjes së kërkesës së kreditorit, nga gjykata e vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi”.

Neni 19

Në nenin 517, paragrafi 3 ndryshohet si vijon:

“Me kërkesë të debitorit gjykata e shkallës së parë të vendit të ekzekutimit, në raste të

veçanta, duke marrë parasysh gjëndjen pasurore të debitorit ose rrethana të tjera të çështjes dhe

pasi të dëgjojë kreditorin, mundet të shtyjë afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose të

ndajë këtë detyrim në këste, përveç rasteve kur ky detyrim rrjedh nga një akt i dhënies së kredisë

bankare”.

Neni 20

Në nenin 577, paragrafi i parë, ndryshohet si vijon:

“Në rast së në ankandin e parë nuk është paraqitur anjë ofrues, atëhere, brenda 10 ditëve

nga përfundimi i tij përmbaruesi gjyqësor cakton çmimin e ri të sendit, i cili ulet në 50% të

vlerës aktuale të sendit. Ankandi i dytë për shitjen e sendit zhvillohet jo më vonë se 15 ditë

nga data e caktimit të cmimit të ri”.

Neni 21

Në nenin 611, në paragrafin e parë, hiqet shpreja “përvec kur gjykata vendos ndryshe”.

Neni 22

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Designed by Oxygen Studio