➢ Studio e përqëndron veprimtarinë e saj kryesisht ne fushën e së drejtës civile në të gjithë spektrin e saj, duke përfshirë kështu edhe degë të tjera të së drejtës, si e drejta e pronësisë dhe e trashëgimisë, e drejta tregtare, e drejta familjare, e drejta e punës, e drejta administrative etj.

E drejta civile

➢ E drejta civile, shtrihet mbi të gjitha marrëdhëniet juridike që krijohen ndërmjet personave fizik, personave juridik, e ne raste të caktuara edhe ne zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin nga marrëdhëniet në të cilat si subjekt merr pjesë edhe shteti, qofshin këto marrëdhënie me karakter pasurorë dhe jo pasurorë. Studio asiston në të gjitha hallkat apo fazat proçeduriale në të cilat veprimtaria ekomomike kalon pë të realizuar qarkullimin civil të mallrave, që në momentin e diskutimeve paraprake, lidhjes së marrëveshjeve e deri në zgjidhjen e të gjitha llojeve të mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga marrëdhëniet juridike të krijuara nga subjektet, si në organet gjyqësore ashtu edhe në organet të tjera të administratës shtetërore. Asistojmë me këshillime juridike për formën, mënyrën dhe llojin me të cilën duhet të realizohen këto marrëdhënie, apo vihen në jetë dhe materializohen interesat dhe vullneti i klientevë tanë.

E drejta e pronësisë

➢ Një nga degët e së drejtës civile në të cilat studio investohet, është e drejta e pronësisë, klasifikuar ne katalogun e të drejtave themelore te njeriut. Konfliktet e pronësisë sot janë zëri kryesorë ne proçeset gjyqësore civile. Konfliktet në Shqipëri janë produkt sa i regjimeve politike që Shqipëria ka aplikuar në periudha kohore të ndryshme, aq edhe mos pasja e një kulture juridike në përshtatje me regjimin poltik aktual, regjim që aplikojnë vende të cilat kanë të konsoliduar demokracinë. Arritja e këtyre standarteve është detyrë edhe e sistemit të drejtësisë në veprimtarinë e të cilit Studio operon me shërbimet e saj. Kësaj detyre studio i përgjigjet me një përkushtim serioz, përgjegjësi intelektuale/profesionale dhe humane, pasi e gjejmë shumë komodë veten në mbrojtjen e klientëve tanë, të cilët kanë interesa të kësaj natyre për të mbrojtur dhe realizuar, e kjo për shkak të rëndësisë dhe të mbrojtjes që i është dhënë të drejtes së pronësisë si në aktet ndërkombëtare ashtu edhe në kuadrin ligjorë të brëndshëm.

E drejta e trashëgimisë

➢ Studio investohet edhe në këtë fushë të së drejtës civile, me një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë për shkak të njohurive të thella që kanë partnerët e kësaj studioje në fushën e trashëgimisë, por edhe për shkak se proçesi i çeljes se trashëgimisë, pas ndryshimeve të fundit të Kodi të Proçedurës Civile të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë të cilat hyjnë në fuqi me 01.shtator 2013, do të realizohet nga Noteri, kështu, në këtë mënyrë ky proçes do të bëhët pjësë e shërbimeve që ofron Zyra Noteriale si pjesë integrale e kësaj studiojeje.

E drejta familjare

➢ Familja është e shenjtë, është qeliza bazë e shoqërisë. Të qënurit qytetarë, prindër, bashkëshortë, fëmijë të dikujt, nipër të dikujt, je domosdoshmërisht pjese e një familjeje, e këtij instituti kaq të rëndësishëm për njëriun/individin dhe për shoqërinë. Shoqëria e ka mbrojtur me fanatizëm këtë institut duke e rregulluar marrdhënien e anëtarëe të shoqërisë me rregulla te ligjeruara e të pranuara nga vetë shoqëria. Të gjitha raportet që lindin midis anëtarëve të një familjeje rregullohen nga një kuadër ligjorë që aplikohet mbi këto marrëdhënie. Studio investohet në të gjitha çështjet që i ofrohen për zgjidhje, duke garantuar një mbrojtje shumë të kujdesshme, në mënyrë që të drejtat e kësaj natyre të klienteve tanë, por jo vetëm, të mos dëmtohen apo cënohen nga motive të pabazuara në të drejtën.

E drejta tregtare

➢ Që mbas rënies së regjimit totalitar në Shqipëri marrëdhëniet tregtare kanë marë një hov të konsiderueshëm dhe tashmë ndjehet edhe një kërkesë imediate për mbrojtjen e këtyre marrëdhënieve. Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm, pasi mund të themi që ndodhet në hapat e fundit të tranzicionit. Kanë filluar të shfaqen elementët e parë të një Shtëti Kapitalist, dhe këto evidentohen në investimet e individëve apo shoqërive tregtare në linjat dhe mjetet e prodhimit. Dhe në sferën ekonomiko-shoqërore kjo ka një ndikim të madh, si në raport me marrëdhëniet juridike që lindin ashtu edhe me mosmarrëveshjet që lindin mids subjketeve që operojnë në këtë fushë. Kjo është një fushë në të cilën përshtatja është një kusht “condicio sine qua non”, sepse zhvillimet kanë një dinamikë e cila karakterizohet nga një temp shumë i lartë i zhvillimeve. Për shkak të gjithë sa u tha më sipër, studio është e përkushtuar shumë në këtë fushë, si në asistencën për krijimin, ndryshimin apo shuarjen e shoqërive tregtare ashtu edhe në organizimin dhe funksionimin e këtyre shoqërive të cilat domosdoshmërisht tani ndjejnë nevojën të operiojnë të mbështetur në një asistencë të mirë edhe juridike. Avantazh i yni është se Zyra e Avokatisë dhe Zyra e Noterisë, në një punë të bashkërenditur arrijnë të realizojnë një asistencë sa profesionale aq edhe efikase për kliente tanë të cilët përballen ç’do ditë me rregullat e tregut. Kuadri ligjorë në këtë fushë të së drejtës është jashtëzakonisht i pasur, dhe ç’do ditë zgjerohet për shkak edhe të dinamikës qe kanë marrëdhëniet tregtare, dinamikës së tregut, ç’ka kërkon edhe një shkallë njohje të mirë të kuadrit ligjorë të aplikueshëm mbi të drejtën tregtare.

E drejta e punës

➢ Një e drejtë që gëzon një mbrojtje të veçantë edhe nga normat kushtetuese është edhe e drejta e punës. Studio ofron këshillimin juridik dhe asistencë të plotë juridike mbi të gjitha llojet e marrëdhënieve juridike të punës dhe llojeve te kontratave të punës me të cilat vishen këto marrëdhënie, mbi marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet që lindin gjatë zhvillimit të këtyre marrëdhënieve.

E drejta administrative

➢ Klientët tanë, kryesisht ata të cilët janë të organizuar dhe operojnë në treg si persona juridik hyjnë në marrëdhënie juridike të shpeshta edhe me administratën shtetërore. Administrata shtetërore të gjithë veprimtarinë e saj e përjetëson nëpërmjet akteve administrative të cilat detyrimisht mbrojnë apo cënojnë interersa të subjekteve të cilëve i’u drejtohen. E drejta administrative është një degë e së drejtës e cila zhvillohet apo realizohet në disa raste në dy pushtetet, në atë ekzekutiv dhe atë gjyqësorë. Studio angazhohet të mbrojë interesat e klientëve të saj në marrëdhëniet në të cilat klientët kanë hyrë, si me organet e Pushtetit Qëndrorë ashtu edhe me organet e Pushtetit Lokal, por edhe në mbrojen efektive në proçeset gjyqësore eventuale. Këtij proçesi Studio i jep një rëndësi të veçantë pasi një studim i mirë i çështjeve të cilat i përkasin juridiksionit administrativ shpesh-herë ezauron interesat dhe eviton një proçes gjyqësor eventual.

Designed by Oxygen Studio